Ndërkohë që dje ka nisur viti i ri shkollor nën masa të paracaktuara si pasojë e pandemisë së koronavirusit, mësohet se 10 mësues në Kolonjë dyshohet se janë infektuar me Covid.
Të 10 mësuesit janë izoluar në shtëpi pasi kanë pasur shenja të virusit.
Mësuesit kanë pasur kontakt me sanitaren e shkollës, e cila rezultoi pozitive me COVID-19 një javë më parë.
Ndërkaq u janë bërë tamponët edhe mësueseve të tjerë që kanë pasur kontakt me të izoluarit.
Pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje e rezultatit.
g.kosovari