Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari doli e indinjuar nga mbledhja e djeshme e Këshillit Politik, duke thënë se do të këmbëngulë për hapjen e listave në masën 100%.
Ajo ka hedhur akuza në drejtim të tre partive të mëdha, PS-PS-LSI sipas së cilës nuk po kërkojnë ndryshim, por po “luajnë” për interesat e tyre personale. Ajo shprehet se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj.
“Dje i kemi propozuar Këshillit Politik një mekanizëm i cili garanton përfaqësimin gjinor duke i mbajtur listat 100% të hapura nëpërmjet korrektimit, i cili i detyron si burrat edhe gratë të garojnë dhe votohen nga qytetarët e më pas lista korrektohet nëse përfaqësimi gjinor nuk garantohet në masën 30%.
Problemi që kemi në Këshill ështe se Rama po kërkon të mbajë tepsine, Mona do të mos i shqitet Lulit, Luli do patjetër vagonin e partickave, ndërsa populli mezi po pret ti heqë qafe të gjithë sepse ka 30 vite që i mban në kurriz. Forma më e mirë, që këta të gjithë të shihen në pasqyrë, janë listat e hapura 100% me mekanizmin që kemi propozuar ne. Do qëndroj deri në fund për këtë çështje si edhe për problemin e votës së diasporës i cili ende nuk ka marrë pergjigje përfundimtare”, shkruan Hajdari.
g.kosovari