Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin tonë. Por mesdita dhe pasditja largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Verior- Verilidor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Moti – E martë, 15 Shtator 2020
Gadishulli Iberik, Europa Veriore dhe Lindore vijojnë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Për pasojë vranësira, rrebeshe shiu dhe ministuhi ere mbizotërojnë motin në këto rajone. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë Ishujt Britanikë, Europën Qendrore dhe Rajonin e Mesdheut.
g.kosovari