Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Mario Roshi dhe arrest shtëpie për Andi Roshin.
Ata janë dy vëllezër, pronarët e 2 qendrave të masazhit ku u arrestuan pak ditë më parë për shfrytëzimin e ambientit për prostitucion.
Mario dhe Andi rekrutonin vajza nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin, i detyronin më pas këto punonjëse, disa prej tyre të mitura që përveç masazhit t’u ofronin klientëve edhe shërbime seksuale. Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.
/e.rr