Sot ka nisur viti i ri shkollor për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm në të gjithë vendin. Por jo të gjithë e kanë mundësinë të shkojnë në shkollë sot, e të tillë janë dhe fëmijët e ngujuar për shkak të gjakmarrjes.
Por në zonën e Shkodrës, rrethinat dhe në Malësinë e Madhe, është kujdesur skuadra e OSHEE që ata veç dritës, të kenë në shtëpitë e tyre mësuesit dhe mjetet e nevojshme për shkollën.
“Ju nuk jeni vetëm
Bashkë me ndriçimin ne ju sjellim pranë edhe dritën e dijes
Çasti më i bukur që i lidh bashkë nxënësit dhe mësuesit në një urim të përbashkët është ai i ditës së parë të shkollës. OSHEE-ja i uron sot sukses gjithë kësaj armate vitale të së ardhmes.
Veçanërisht ne urojmë sot fëmijët e #ngujuar në zonën e Shkodrës, të rrethinave, të Malësisë së Madhe, të cilët me gjithjë dëshirën për të mësuar, nuk shkojnë dot në shkollë, por falë ndjeshmërisë dhe përkujdesit të OSHEE-së prej 4 vjetësh kanë pranë, në vatrat e tyre, mësuesit e përkushtuar, librat dhe mjetet mësimore“, thuhet në njoftimin e OSHEE, ndërsa ndajnë dhe fotot e mëposhtme.