Sabit Brokaj, një mjek dhe politikan i respektuar, ka ndërruar jetë një ditë më parë, në moshën 78-vjeçare.
Pothuajse gjithë politika nga e majta ka reaguar me mesazhe ngushëllime, ndërsa politikanët e djathtë kanë heshtuar, a thua se armiku politik duhet urryer deri edhe kur vdes.
Por, ajo që të bën përshtypje, është mungesa e një reagimi nga Sali Berisha, thjesht sa për mirësjellje.
Për të treguar, se edhe ai ka një dimension human.
Kjo, duke qenë se Brokaj si dekan i Fakultetit të Mjekësisë kishte firmosur rekomandimin për pranimin e Berishës si anëtar i PPSH-së, por edhe doktoratura dhe titulli profesor i Berishës kishin dalë nga dora e tij.
Për më tepër Brokaj e kishte pasur Berishën si në klinikën speciale të udhëheqësve, ashtu edhe në Fakultet e Kardiologji si koleg.
Është e vërtetë që në demokraci ata u bënë kritikë të ashpër të njëri-tjetrit, pasi Berisha u bë “demokrat”, ndërsa Brokaj mbeti i mbajtë.
Por, në një rast si ai i largimit nga jetë të Brokajt, Berisha mund ta bënte një reagim, thjesht për njerëzillëk, pasi bëhet fjalë për ish-kolegun e vet.
Ndoshta Brokaj i kujton të kaluarën si komunist, por atë nuk e fshin dot.
Përkundrazi, me një reagim ngushëllues, do të tregonte se edhe ai ka diçka njerëzore.
Por në vend të kësaj, ka vendosur të postojë foto të perëndimit të diellit nga vila në Lalëz.