Një djalë i ri nga Tirana ka mbetur i plagosur sonte në Lushnje, në rrethana aktualisht të paqarta kurse autorët e krimit i shpëtuan ndjekjes policore.
Policia tha se ngjarja e ndodhur sonte në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se erdhi pas një konflikti të çastit.
Për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/a.r