Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 4 personave ka ndodhur në Greqi.
Në mesin e viktimave është edhe një vajzë shqiptare, 19 vjeçe.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në autostradën Igumenica-Preveza, në Kastrosikia.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, duke u shkatërruar plotësisht.
Në aksident kanë humbur jetën vajza 19 vjeçare dhe dy shokë të saj grekë, 19 vjeç e 23 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një pensionist 70 vjeçar.
Mediat vendase kanë publikuar edhe fotot nga vendngjarja.
Gjithashtu policia po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/a.r