Një ngjarje e rëndë është regjistruar të shtunën Los Angeles, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dy zv/sherifë, një burrë dhe një grua, u qëlluan me armë zjarri nga një person i panjohur.
Dy zyrtarët e lartë të policisë po qëndronin në makinën e shërbimit, pranë një stacioni treni në Compton, kur një person iu afrua dritares dhe qëlloi ndaj tyre.
Të dy ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, ndërkohë që momenti i ngjarjes është filmuar nga kamerat e sigurisë të stacionit të trenit.
Një ekip i FBI iu është bashkuar hetimeve për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.
Më poshtë pamjet: