Një sërë personalitetesh të lartë të Partisë Socialiste kanë përcjellë mesazhe të shumta ngushëllimi lidhur me vdekjen e ish deputetit dhe ish ministrit Sabit Brokaj i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 78 vjeçare nga një atak kardiak.
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka përkujtuar Brokajn permes një mesazhi të përcjellë në rrjetin social Tëitter ku ndër të tjera shkruan:
“Këtë mëngjes i iku kësaj jete një mik i mirë, një mjek i zoti e i përkushtuar dhe një socialist i vyer si Sabit Brokaj, i cili ishte dhe ngeli një përfaqësues i denjë i vlerave të larta të krahinës ku lindi.
Padyshim, si një idealist me shpirtin e madh, në fjalën e latuar dhe në sakrifica jo të vogla, Sabiti mbeti një luftëtar i paepur për bindjet socialiste dhe qeverisjen e drejtë e të ndershme.
Përveç se ndanim të njëjtën vendlindje, shpesh na u kryqëzuan rrugët e jetës edhe në të njëjtën familje politike, në parlament, apo qeveri.
Faleminderit profesor i mençur për këshillat e dobishme!
U prehsh në paqe!”, nënvizon Xhafaj.
Gjithashtu, më herët kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe personalitete të larta të Partisë Socialiste shprehën ngushëllimet e tyre duke vlerësuar kontributin e Brokajt.
/a.r