Nëna e një të arrestuari për vrasje pretendon se ndaj familjes së saj kanë nisur kërcënimet. Gruaja me inicialet H. L., sipas burimeve është nëna e Ilir Likës, i arrestuar për vrasjen e dyfishtë në Laç ku u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
62-vjeçarja ka shkuar në polici bëjnë me dije burimet dhe kallëzon të panjohurit që pas prangosjes së të birit po i shkruajnë duke e paralajmëruar. H. Lika tregon pranë komisariatit Nr.3 se menjëherë pasi djali i saj përfundoi në qeli njerëz të panjohur e telefonojnë
Mbas telefonatave anonime në telefonin e 62- vjeçares janë dërguar edhe mesazhe përmes what’s up. “Më shkruajtën ku është Iliri? A ta kanë kapur prapë? Pse nuk fol? Nuk të pëlqen? Bafsh me shëndet”.
62-vjeçarja shprehet e shqetësuar para oficerit të policisë duke shtuar “Nuk e di pse m’i çojnë këto mesazhe dhe ku ma kanë gjetur numrin?”
Policia i tha gazetës “Si” se ka mbajtur shënim pretendimet dhe agjentët këqyrën telefonin për llogari të hetimeve “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”
Kush është Ilir Lika?
Lika u arrestua në Tiranë pas tentativave të tij për t’ju fshehur drejtësisë që nisi hetimet pas vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit , të qëlluar me breshëri automatiku teksa po pinin kafe. Ai dyshohet si bashkëpunëtor i Eduart Lamaj, Elson Aliaj, Klaudio Përkolës në këtë krim. Të gjithë ata u implikuan në vrasjen e biznesmenëve, që sipas të penduarit Eduart Lamaj hynë në ambientin që ata po frekuentonin për të trembur pronarët e hotelit. Por pavarësisht kësaj piste të shtruar nga personi që qëlloi me armë dhe që një muaj më vonë u zbulua në një sallë operacioni në një spital privat në kryeqytet, prokuroria e Laçit ka edhe pista të tjera për të cilat mbetet e rezervuar. Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit mbrëmjen e 30 majit , dërgoi në policinë lokale në Laç një sërë të shoqëruarish persona me precedentë penalë. Pak orë pas krimit, një I ri i plagosur me armë zjarri u arrestua sapo ai kërkoi ndihmë, dhe gjykatat ju bindën kërkesës së prokurorisë për ta lënë nën arrest me burg pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në vendngjarje që shfaqnin atentatorin teksa largohet nga bashkëpunëtorët i plagosur. Por pavarësisht këtij veprimi, më tepër se një muaj më vonë nga hetimet sekrete u pa se personi që shfaqej në kamera dhe që qëllon me automatik e që po ashtu u plagos, ishte një shtetas tjetër, Eduart Lamaj. Familja e dërgoi të riun në një spital privat në Tiranë për të kuruar këmbën e gangrenizuar që gjatë ditëve të arratisë ishte kuruar në kushte amatore. Së bashku me Lamaj u prangos edhe dy mjekët e përfshirë në shpëtimin e vrasësit të dyshuar.
/a.r