Dy kampionatet më prestigjioze të Europës në futboll, Premier League dhe La Liga, do të nisin sot sezonin e ri 2020/2021. Ndryshe nga çdo vit, ky sezon vjen çuditshëm jo vetëm për shkak të periudhës kur nis, por edhe për disa arsye të tjera siç janë merkato tepër e vakët, por edhe mungesa e tifozëve në stadiume.
Premier League do të nisë me derbin e Londrës Fulham-Arsenal, ndërsa në fushë sot do të zbresin edhe kampionatë e Liverpool, që presin në Anfield debutuesit e Leed-s. Në Angli presin një sezon me befasi, pasi sipas parashikimeve Liverpool dhe Manchester City nuk janë të vetmit pretendent.
Skuadra e vetme që ka bërë këtë merkato të bujshme këtë verë në Europë është Chelsea, që në mbrojtje mori Chillwall për 50 mln paund, Hachim Zyech nga Ajax për 30 mln paund, Timor Werner nga Leipzig për 60 mln euro dhe Kai Havertz për 100 mln euro. Interesant do të jetë edhe Everton-i Anchelotti-t që është përforcuar me James Rodriguez të Real Madrid dhe Allan të Napolit.
Ndërkohë në La Liga merkato ka qenë tepër e vakët, ndërsa si favorit nisen kampionët në fuqi të Real Madrid. Për herë të parë pas 20 vitesh asnjë blerje e ‘galaktikëve’, ndërsa Barcelona është mjaftuar me shkëmbimin Arthur-Pjanic, por edhe rikthmin e Coutinho-s.
Gjithsesi si Reali dhe Barcelona nuk luajë këtë fundjavë për shkak se e kan mbyllur sezonin me vonesë dhe do të zbresin në fushë nga data 17 shtator.
g.kosovari