Një adoleshente islandeze ka zbuluar se si kaloi një natë pasioni me futbollistin e Anglisë, Phil Foden, në hotelin e ekipit, përpara se rojet e sigurisë të futeshin në dhomë në orën 6 të mëngjesit në kërkim të lojtarit.
Në një intervistë ekskluzive për MailOnline, Lara Clausen, tha se ajo fjeti me mesfushorin e Manchester City-t vetëm disa orë përpara debutimit të tij për Anglinë në ndeshjen përballe Islandës, pa e ditur që ai kishte një të dashur dhe një djalë.
Rrëfimi erdhi pas shqetësimeve se lojtarët po thyenin rregullat anti-Covid, sidomos pas kërkesave të ministrit të shëndetësisë, Lord Bethell, që kërkoi të mos kryeshin marrëdhënie seksuale me persona të panjohur.
“Nuk e dija që ai kishte një të dashur dhe një fëmijë, megjithatë u largua i lumtur nga dhoma ime e gjumit,” tha 17-vjeçarja.
“Ai filloi të më puthte, ishte një puthës shumë i mirë, pas mardhënies që kryem, ai më thoshte se isha e nxehtë dhe e bukur. Fliste me superlative për mua,duke më thënë sa e bukur isha. Të gjitha llojet e gjërave“, tha ajo.
Takimi u organizua nga kushërira, Nadia, e cila rezervoi një dhomë në katin e shtatë të hotelit, pasi u lidh me Greenëood përmes një aplikacioni takimesh.
Lara iu bashkua pasi mori një telefonatë nga kushërira e saj, që i tha se një person tjetër kishte ardhur, Foden. Ajo kujton. “Arrita në hotel dhe ishte shumë e qetë. Ishte një hotel i bukur, më bëri përshtypje. Unë prenotova një dhomë dhe pagova për të. Phil Foden më kishte thënë se do të ma paguante ai dhomën por nuk e bër. Prenotova dhomën 700 në katin e shtatë, Nadia ishte te dhoma 702. Djemtë ishin në katin e tretë. Vendosa gjëra në dhomën time dhe shkova te dhoma e Nadia-s. Djemtë nuk ishin atje. Pastaj ata erdhën, ndërsa unë isha në banjë. Biseduam për gjysmë ore në dhomën e Nadia-s.”
“Unë e filmova Phil me pantallonat gjysmë të ulura dhe e vendosa në Instagram vetëm për miqtë e mi të ngushtë, por njeri prej tyre e regjistroi dhe e dërgoi në gazeta. Nëna ime më bërtiti, ajo ishte e shokuar, sepse përfundova në çdo media të Islandës. Babai dhe vëllai më thanë se kisha fjetur me armikun, pasi ata janë tifozë të Arsenal. Foden ishte tërbuar fare. Ai më tha: Pse u desh ta bëje atë? Pse duhej të bëje foto? U përpoqa të shpjegohesha, por ai vetëm tha se nuk kishte kohë për këtë. Kjo ishte hera e fundit që ishim në kontakt”, tha ajo më tej.
g.kosovari