Një studim i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Nankinit jep të dhëna shqetësuese për personat që kanë kaluar COVID-19. Sipas studimit kinez, të sapo botuar, personat e infektuar nga virusi Sars-CoV-2 nuk arrijnë të kenë një imunitet afatgjatë ndaj tij pas shërimit, madje kjo periudhë mund të mos shkojë përtej një muaji.
Nga pacientët që u bënë pjesë e studimit, 1 në 5 nuk zhvillonte madje asnjë antikorp, ndërsa të tjerëve niveli u zbriste në mënyrë konstante pas 21-28 ditësh nga dalja nga spitali, duke e lënë pacientin e shëruar në një nivel të barabartë me personat e pa infektuar më parë, dhe si pasojë subjekt i rrezikuar sërish nga infektimi.
Studimi sugjeron se nga momenti që ende nuk ekziston një vaksinë që neutralizon virusin pandemik, është tejet i rëndësishëm fokusimi te përgjigja e imunitetit në subjektet e infektuara, që mund të japë të dhëna të vyera mbi virusin dhe mënyrat sesi vepron në organizma të ndryshme.
g.kosovari