Një tjetër ndihmë vjen në adresë të Shqipërisë përsa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj firmosi një marrëveshje granti me Katarin për ndërtimin e dy shkollave dhe kopshtit e çerdhes 42 përmes një investimi 5 mln dollarë.
“Kemi 34 zona të reja për ndërtim ndërkohë që 7 projekte janë në vijim. Programi i granteve për dëmet e lehta dhe të mesme është drejt përfundimit. Presim në fillim të tetorit hapjen e themeleve të ndërtimit të pallateve në zonat e dëmtuara. Ky proces është shembull në kohë. Në emër të qeverisë shqiptare ju falenderoj” – u shpreh Ahmetaj.
g.kosovari