Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 46 vjeçar nga fshati Vërdovë, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare.
Sipas Policisë i arrestuari është shtetasi, Blerim Bizgjoni, me arsim 8 vjeçar dhe i martuar.
Mësohet se denoncimi është bërë nga 13-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar për më shumë se një muaj.
Mësohet se 46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.
Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, njofton policia.
g.kosovari