Koha premton për plazh, edhe pse jemi në vjeshtë. Me mijëra shqiptarë nga Kosova janë nisur mëngjesin e sotëm drejt bregdetit tonë, por siç ndodh kur ka fluks, janë bllokuar në doganë.
Mësohet se në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, vetëm për dy orë kanë kaluar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë mbi 15 mijë automjete, personale si dhe autobusë.
Për shkak të fluksit dhe radhëve të gjata, autoritetet e doganës janë detyruar të punojnë me procedurë të përshpejtuar.
Edhe kjo fundjavë, ashtu si të gjitha fundjavat e kaluara gjatë verës, dogana e Morinës nuk i ka shpëtuar dyndjes shqiptarësh nga Kosova.
Edhe sinoptikanët kanë parashikuar një fundjavë të nxehtë, të përshtatshme për plazh.
g.kosovari