Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar ka paralajmëruar Greqinë duke i thënë që të mos bëhet “meze” për interesat e të tjerëve.
Akar kishte parasysh Francën kur i drejtoi mesazhin Greqisë, e cila sipas tij përdor helenët për interesat e saja në rajonin e Mesdheut.
“Greqia nuk duhet të bëjë asgjë në këtë krizë. Thjesht të rrijë urtë dhe të mos bëhet meze për interesat e të tjerëve“, u shpreh Akar duke kërcënuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë Greqinë.
Deklarata e ministrit të Mbrojtjes është cilësuar si kërcënim për luftë nga mediat greke nisur edhe nga fjalia “të mos bëhen meze“.
Turqia dhe Greqia janë në një përballje jo vetëm diplomatike sa i përket Zonës Eksluzive Ekonomike përreth ishujve përballë Turqisë në Egjeun Lindor duke bërë që dy vendet e NATO-s të rrezikojnë edhe luftën.
g.kosovari