Mediat ruse publikuan pamjet që rikonstruktojnë rrëzimin e avionit luftarak Su-24 i cili u godit ditën e martë në Siri nga avionët turq F-16. Pas incidentit Presidenti Vladimir Putin e cilësoi si një “thikë pas shpine” veprimin e turqve, ndërsa Erdogan, duke ju përmbajtur versionit se avioni rus kishte shkelur hapësirën ajrore turke, tha se është në të drejtën e shtetit turk që të ruajë integritetin e vet territorial. Ngjarja solli një tensionim të madh mes dy vendeve.