Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama-Hajrizi, ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka thënë se Rama–Hajrizi është infektuar pak ditë më parë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabël.
Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë, ajo është duke qëndruar në izolim që një javë.
“Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2”, ka thënë Dula për Reporteri.net.
“Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, thuhet në përgjigjen e Dulës.
Gjykata Kushtetuese është duke vazhduar punën me mbajtjen e seancave shqyrtuese në mënyrë virtuale.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja me coronavirus, gjersa numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë.
/e.rr