Kjo është nënë Mariana e cila sot kthehet në shtëpi e shëruar nga koronavirusi. Lumturia e saj është e madhe dhe falënderimet për stafin mjekësor nuk kanë të mbaruar, që siç thotë ajo, e kthyen për herë të dytë në jetë.
“Filloi temperatura pas 3-4 ditësh të më rritej prapë deri 39, atëherë u detyrova bëra skanerin e dytë, aty mjeku më tha që isha përkeqësuar shumë dhe telefonova 127 e më shtruan në spital, më bënë kontrollet e analizat, procedurën që bëhet për covid, pastaj më shtruan në pavion.
Me ato djem e vajza infermierë që të shërbejnë pa hesap, të ndërrojnë, ushqejnë, shoqërojnë me mjekim special, duke të parë serumet, ushqimi special, pastërtia s’di çtë të them, të vinin carcafët të hekurosur e palosur, uji, se kam dëgjuar që thonë në rrjetet sociale si janë kushtet në spital është turp, jemi si në turizëm, të të lutet infermieri duhet të pish ujë, një shërbim i përkryer.
Skaneri i tretë që bëra më doli shumë mirë megjithatë doktoresha tha se ka punë, do vazhdojë trajtimi, por më iku pjesa më e keqe, më shpëtuan jetën.
Jam shumë e gezuar. Kam qarë, unë, vajza, babi, jemi të lumtur e them o Zot i madh për këta njerëz s’kam fjalë për t’i falenderuar, më erdhi jeta për herë të dytë”, ka thënë ajo në një video të postuar nga kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.
g.kosovari