Disa prej deputetëve të opozitës për të cilët janë lëshuar flet- arreste, dyshohet se po strehohen në Gllogjan të Deçanit. Fletarrestimi ende nuk është zbatuar për deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.
Por, nga policia e Kosovës nuk kanë dashur të pohojnë e as të mohojnë një gjë të tillë. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim për Gazetën Tribuna, ka thënë se të gjitha informacionet relevante janë duke u përdorur në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore.