Një sherr publik ka nisur mes këngëtares së mirënjohur Albërie Hadërgjonajt dhe kompanisë muzikore “Arkiva shqip”. Ditën e djeshme Albëria njoftoi shkëputjen e kontratës me këtë kompani, por kjo shkëputje është shoqëruar me fshirjen e të gjitha këngëve të këngëtares nga kanali i Youtube.
Albërie deklaroi se për këtë veprim do e hedhë në gjyq kompaninë ndërsa këta të fundit deklarojnë se fshirja e videove nga Youtube është pjesë e kontratës.
Arkiva shqip ka publikuar videon ku këngëtarja shkon në zyrë dhe kërkon ndërprerjen e bashkëpunimit. “Nuk jam artiste vari tr*pin siç keni ju aty si fshati në festë që është turp me i pa, m’vje për të vjellë ato këngëtare. S’kam pasur asnjë lloj suporti nga ju. Kënga e re një tmerr, njwë support i ndyrë, i qelbur. Nuk dua të kem punë më me ArkivaShqip, kurrë! Merrni ato kurva mbajini nëpër kanale”, dëgjohet të thotë Albërija.