Në qytetin Xi, që ndodhet në provincën Shaanxi të Kinës, ekziston një pemë që është mbjellë para 1400 vitesh. Kjo pemë e njohur edhe si fierlis, që deri tani njihej vetëm nga vendasit, është bërë një atraksion turistik. Shumë njerëz po shkojnë të shohin pemën, pasi gjethet e thara që kanë rënë nga degët e saj, kanë krijuar një “tapet të artë”, transmeton Telegrafi.
Njerëz nga mbarë Kina, po shkojnë të shohin këtë pemë, që besohet të jetë mbjellë gjatë Dinastisë Tang, që ka sunduar nga viti 618 deri më 907.