Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bettina Menne deklaroi se vaksina antiCovid do të jetë gati në gjysmën e dytë të vitit që vjen.
Menne rekomandoi që njerëzit të bëjnë vaksinën e antigripit sezonal, në mënyrë që mos përballen me rrezikun e prekjes nga 2 viruse njëherësh. Gjatë një intervistë televizive, Menne u shpreh se “ne presim që nga mesi i vitit 2021 të vijë vaksina kundër virusit e cila ka nevojë të jetë e shoqëruar edhe me elemente të tjerë”. “Por duhet të prodhohen doza me qindra miliona që të përballohet fluksi në botë. Pastaj do të vendoset, kush do të jenë personat e parë, që me shumë gjasa do të jenë mjekët dhe ekipet mjekësore, për të vijuar me kategoritë e tjera. Por deri në atë moment unë i rekomandoj fuqimisht çdo prindi që të vaksionojnë fëmijët me vaksinën e antigripit sezonal, por kjo varet gjithashtu nga autoritetet shqiptare ta përcaktojnë këtë, për mënyrat dhe format si mund të aplikohet”, u shpreh ajo.
Në lidhje me hapjen e shkollave Menne tha se në vendet e tjera eksperienca ka treguar që kjo shoqërohet me rritje të rasteve, prandaj duhet të kihet kujdes të shtuar si nga autoritetet por edhe nga prindërit
“Është e një e drejtë themelore që fëmijët të kthehen në shkolla. Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë aktive në takimet që është folur për këtë temë me ministritë e tjera, për të konsideruar qasjet më të sigurta. Hapja e shkollave bazuar në eksperienca të tjera krijon risqe të reja dhe raste të reja të mundshme, do të varet nga mënyra e menaxhimit brenda shkollave dhe nga prindërit në shtëpi. Ku nëse fëmijët do të jenë sëmurë nuk duhet t’i dërgojnë në shkollë. Mbajtja e maskës dhe ruajtja e higjienës brenda shkollës, kthehet në domosdoshmëri. Në Francë dhe Gjermani, kur u hapen shkollat patëm rritje rastesh. Por pozitivja është se fëmijët nuk e zhvillojnë këtë sëmundje në formë agresive dhe të rënduar. Por vetëm në raste të rralla, në rastet e sëmundjeve bashkëshoqëruese”, theksoi ajo.
Sipas Mennes, një rimbyllje e dytë mund të shkaktojë më shumë probleme për vendin.
“Nuk është pyetje e lehtë, vendi është mbështetur te mësimet që ka nxjerr nga mbyllja, kjo ndikoj në ekonomi dhe në shoqëri. Asnjë nuk dëshiron që të mbyllet vendi. Sot dimë shumë më mire, dhe shumë më tepër për virusin. Nuk jemi në situatën gri të para disa muajve. Shumë hapa kanë funksionuar. Mbyllja e vendit dhe kufizimet të tjera, të reja në mendimin tim, mund të shkaktojnë më shumë probleme për vendin. Të gjithë duhet të respektojnë masat, si mbajtja e maskave, distanca fizike, larja e duarve, por jo mbyllje, nuk duhet të ketë, apo masa drastike që mund të shkaktonin kolaps ekonomik social”, tha ajo.
“Dua të falenderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe gjithë ata që janë angazhuar për çështjen e COVID, përfshi edhe mjekët që kanë punuar ditë për ditë e natë për natë. Falënderoj donatorët që e kanë ndihmuar qeverinë shqiptare. Ne kemi punuar çdo ditë me Ministrinë e Shëndetësisë, nuk duhet të harrojmë se qeveria ndërmori masa drastike dhe parandaloi përhapjen e virusit, madje në fazën e parë më mirë edhe se Italia. Tani po vjen një faze tjetër, ne jemi duke punuar për vaksinën’’, deklaroi ndër të tjera ajo.
/e.rr