Presidenti i SHBA-ve, Donlad Trump është nominuar këtë të mërkurë për çmimin Nobel për Paqe 2021.
Ky emërim vjen disa javë pasi Trump ndërmjetësoi në marrëveshjen mes Izraelit dhe Emirateve te Bashkuara Arabe.
Ai është nominuar nga deputeti norvegjez Christian Tybring-Gjedde, i cili e lavdëroi Trump për tentativat e tij për të zgjidhur konfliktet dhe tensionet në botë.
“Unë mendoj se ai bëri më shumë për të arritur paqen mes vendeve sesa shumica e kandidatëve të tjerë për çmimin e Paqes”, tha Gjedde, i cili kryeson gjithashtu delegacionin norvegjez ne Asamblene Parlamentare te NATO-s.
Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2021, pas përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kujtojmë që së fundmi arriti të dakordësonte edhe Kosovën me Serbinë në një marrëveshje ekonomike.
/e.rr