Hidhet në erë me eksploziv automjeti i drejtorit të spitalit të Pukës por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orëve të mbrëmjes në qytetin verior, teksa në mjetin e shtetasit Enver Sulejmani shpërtheu një sasi eksplozivi e telekomanduar.
Në momentin e shpërthimit në automjet nuk ndohej askush.
Ngjarja ndodhi shumë pranë bashkisë së qytetit, ku mjeti ishte i parkuar në një garazh.
Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe ato zjarrëfikëse.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Paraprakisht policia dyshon se autorët nuk kanë pasur për qëllim eliminmimin e drejtorit të spitalit, por thjesht t’i jepnin një paraljmërim atij.
Pista kryesore e hetimit mendohet të ketë lidhje me detyrën e Suljemanit.