Princesha Haya u arratis në Londër bashkë me dy vajzat e saj të mitura, duke marrë me vete edhe 31 milionë paund.
Mirëpo, teksa beteja ligjore me Sheikun Mohamed al-Maktoum vazhdon në Londër, mediat e huaja raportojnë se sundimtari i Dubait ka terrorizuar ish-bashkëshorten.
Sipas mediave të huaja, ai urdhëroi rrëmbimin dhe torturimin e dy vajzave të tij të arratisura dhe zhvilloi një fushatë terroriste kundër gruas së tij, Princeshes Haya pasi ajo kishte një lidhje me një nga rojet e saj, ka zbuluar gjykata.
Gjykata e Lartë tha që miliarderi Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktoum, gjithashtu një mik i Mbretëreshës, kishte rrëmbyer Princeshë Shamsa-n nga Kembrixh, pasi ajo ishte arratisur në vitin 2000. Gjithashtu doli në dritë fakti që ai urdhëroi komandot të rrëmbejnë motrën e saj Princeshë Latifa nga një jaht në vitin 2018 pasi edhe ajo u përpoq të shpëtonte nga Dubai.
Babai i tyre, një nga aleatët më të rëndësishëm të Britanisë në Lindjen e Mesme është shpallur përgjegjës për të dy rrëmbimet e tmerrshme.
As princesha nuk është parë kohët e fundit dhe siç duket të dyja mbeten të mbyllura në pallatin e babait të tyre.
Gjykata konkludoi, mbi një standard të së drejtës civile të bilancit të mundësive, se Sheiku kishte vepruar ‘në kundërshtim me ligjin penal të Anglisë dhe Uellsit, të drejtën ndërkombëtare, të drejtën detare ndërkombëtare dhe normat e pranuara ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut’.
Andrew McFarlane, presidenti i ndarjes së familjes, publikoi gjetjet e tij pas një çështjeje 10-mujore e cila filloi vitin e kaluar kur gruaja më e re e Sheikut, Princesha Haya Bint Al Hussein, 45 vjeç, u largua nga Dubai. Ajo iku në Londër dhe besohet se u ndihmua nga roja i familjes, me të cilin dyshohet të kishte një lidhje intime.
Në maj, Sheiku, 70 vjeç, dërgoi avokatët e tij në Gjykatën e Lartë për të kërkuar kthimin e fëmijëve të tij në Dubai.
Gruaja e Sheikut Mohamed al-Maktoum, Princesha Haya Bint al-Huseini, është anëtarja e tretë femër e gjykatës që arratiset nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Haya, ka lindur në Jordani dhe u arsimua në shkolla private britanike, është një kalorëse olimpike dhe gjysmë-motër (e njërit prej prindërve) e sundimtarit aktual në Jordani Mbreti Abdullah II.
g.kosovari