Politikani shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është i ftuar në nje emision televiziv, ku edhe ka folur për zgjedhjet në vendin fqinj.
Gjatë intervistës ai ka shprehur habinë pasi nuk e ka pritur vëmendjen e mediave shqiptare ndaj tij.
Gjithashtu ai ka adresuar edhe deklaratën e tij, ku shprehej se heroi kombëtar Skënderbeu, të cilat i cilësoi si të nxjerra nga konteksti.
“Presionet janë pjesë e punës. Janë zmadhuar shumë gjërat. Kemi pasur rezultat të mirë, por jo aq sa zmadhohet. Jam habitur sa ishin interesuar për mua.
Njerëzit janë emotivë nuk e kuptojnë ndonjëherë ironinë apo humorin.
Unë respektin kundrejt kombit dhe Heroit Kombëtar e kam të jashtëzakonshëm.
Ata që kanë dashtë me e kuptu, e kanë kuptuar. Ata që nuk duan ta kuptojnë, nuk do e kuptojnë kurrë,”-tha Abazoviç.
Po po po ..keshtu behet politika…po ku jetojne keta dhe cfare kane studiuar