Më shumë se spektakolare. Barcelona e ka shkatërruar Romën në Camp Nou me rezultatin 6:1
Pas fitores ndaj Real Madridit prej 4:0, Barcelona shkëlqeu edhe në Ligën e Kampionëve pasi i mposhti me rezultatin 6:1 italianët.
Nga tre gola në secilën pjesë i mjaftuan Barcelonës që të konfirmojnë fuqinë që kanë, ndërsa për Romën golin e nderit e shënoi Dzeko.
Leo Messi realizoi dy gola, ashtu si edhe Luis Suarez, ndërsa dy të tjerat i shënuan Pique dhe Adriano shfrytëzoi humbjen e penaltisë nga Neymar.
Me këtë fitore, Barcelona konfirmon edhe njëherë superformën në të cilën po kalon.
https://www.youtube.com/watch?v=UAU0y8WVwd8
Bayern Munichu ka shkatërruar Olympiakosin pasi e mposhti me rezultatin 4:0, ndërsa Arsenali i’u hakmor Dinamos për atë humbje në Zagerb duke e mposhtur në “Emirates Stadium” me rezultatin 3:0.
Golat për Bayernin i shënuan, Douglas Costa, Robert Lewandowski dhe Thomas Mueller dhe Coman.
Për Arsenalin shënoi Ozil dhe dy të tjera Sanchez.
https://www.youtube.com/watch?v=mTPOvflpnxo
https://www.youtube.com/watch?v=XkJ3oPeTg7U
Jose Mourinho duket se do ta mbajë premtimin se Chelsea do ta mbyllë fazën në grupe të Ligës së Kampionëve në krye të Grupit G.
Blutë kanë regjistruar fitore 4:0 si mysafirë i Maccabi Tel Aviv për të ngritur vetëbesimin, pas sezonit jo të mirë që po kalojnë në Premier League.
Golat për skuadrën e Jose Mourinhos i shënuan Gary Cahill, Willian, Oscar dhe Zouma.
https://www.youtube.com/watch?v=NpAyti-7xsY
Fitore të rëndësishme arritën në transfertë Dinamo Kievit përballë Portos me rezultatin 2-0 dhe Gent përballë francezëve të Lion me rezultatin 2-1.
Tashmë belgët e Gent pozicionohen në vendin e dytë në grupin e tyre, një pikë më shumë se Valencia e vendit të tretë.
Ndërkohë, Dinamo Kiev ka rihapur ëndrrën kualifikim, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg Portos së vendit të dytë, pozicion që të çon në fazën tjetër.