Një emigrant shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht në Itali, gjatë mbrëmjes së djeshme.
Viktima është 35-vjeçari Saimir Hoxha, i cili udhëtonte me makinën e tij, kur doli nga rruga në zonën e Castel Guelfo, të Bolognese.
Ngjarja u shënua rreth orës 19.30 të mbrëmjes së të hënës, teksa viktima ndodhej në mjet me një person tjetër, i cili mbeti i plagosur, por pa rrezik për jetën.
Hoxha ndodhej në drejtimin e një makine ‘Toyota Yaris’, kur befas doli nga rruga në një kthesë.
Makina me të cilën udhëtonte shqiptari u përmbys disa herë, deri kur përfundoi në një fushë.
Kur mbërriti ndihma e shpejtë, 35-vjeçari kishte vdekur, si pasojë e plagëve të marra.
Paraprakisht dyshohet se i ndjeri humbi kontrollin mbi mjet, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
/a.r