Deputeti konservator i Kuvendit, Kujtim Gjuzi ka vijuar me deklaratat e tij dhe në mbledhjen e komisionit të Veprimtarive Prodhuese.
Gjuzi tha se kryeministri grek Micotaqis duhet të tërhiqet nga deklarata e tij për detin pasi në të kundërt konservatorët do të krijojnë trazira nëse vjen në Shqipëri.
“Zona Ekonomike te ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek, Micotaqis i riu.
Ne i themi macja e Taqos se është nga Himara ai.
Nëse nuk tërheq deklaratën nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri.
Nuk është i mirëpritur nga konservatorët, do dalim para të krijojmë incidente e trazira”, tha ai gjatë mbledhjes së komisionit.
/a.r