Report Tv zbulon 16 kandidatët për 8 vende në Kolegjin Zgjedhor, organin e fundit që do të gjykojë ankesat e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Mes emrave edhe ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, aktualisht anëtar i Gjykatës Administrative të Apelit, i cili ka qenë prej disa muajsh objekt i sulmeve të Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Emrat e tjerë që do të garojnë për t’u bërë pjesë e gjykatës së zgjedhjeve janë Manjola Xhaxho, Gentian Medja, Sokol Ibi, Klodiana Mema (Veizi), Margarita Buhali, Ardian Dvorani, Asim Vokshi, Artur Kalaja, Enton Dhimitri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Eriol Roshi, Edlira Petri, Ornela Naqellari, Esmeralda Çeka (Xhili) dhe Rexhep Bektheshi.
Të gjithë kandidatët, pjesë e Gjykatave të Apelit, kanë kaluar procesin e Vetingut dhe janë konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë. 16 kandidatët do të përzgjidhen nesër përmes shortit për 8 vende vakante në Kolegjin Zgjedhor. Shortit do të organizohet nga Këshillit i Lartë i Gjyqësor në ambientet e Këshillit. Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të pranojë që të pranishëm gjatë hedhjes së shortit të jetë vetëm një përfaqësues nga secila parti politike. 8 anëtarët që do të zgjidhen në Kolegjin Zgjedhor do të thonë fjalën e fundit për ankesat e mundshme për zgjedhjet parlamentare të 23 prillit 2021 dhe për rrjedhojë do të certifikojnë zgjedhjet nga të cilat do të dalë Parlamenti i ri.
/a.r