Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa mbante fjalën e tij në këshillin bashkiak u tregua i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për ata që kanë nevojë, duke qenë se flitet se ajo kuron Covid-19.
Veliaj ka ftuar dhe anëtarët e tjerë, që e kanë kaluar virusin, që të dhurojnë plazmën e cila po konsiderohet si një formë kure.
“Unë si një pacient i shëruar duhet të jem ndoshta nga anëtarët e parë të stafit dhe të bashkisë tonë që të dhuroj plazmën, për të gjithë ata që kanë nevojë për trajtimin me plazmë dhe me antitrupa të Covidid, por ftoj edhe anëtarë të tjerë të Këshillit Bashkiak, duke e ditur se disa prej jush tashmë e kanë kaluar sëmundjen, t’i bashkohemi kësaj nisme. T’i bashkohemi Ogertës dhe të gjithë bluzave të bardha, sepse kërkon sensibilizim siç kishte stigmë dhe paragjykim për ata që sëmureshin në fillim, a thua se kishin bërë ndonjë faj. Dhe jo për një grip apo virozë, ashtu ka stigmë dhe për ata që dhurojnë, ku njerëzit kanë frikë dhe ndoshta një lloj droje.
Kështu që siç ishte sensibilizimi për sëmundjen dhe përballimin, lipset sensibilizimi tek ata që e kanë kaluar dhe që të fillojnë të bëhen donatorë dhe si gjithmonë bashkia e Tiranës i është përgjigjur çdo thirrjeje për solidaritet.”– ka deklaruar Veliaj.
/e.rr