Vjedh dyqanin e një personi në fshatin Sheqeras të Maliqit dhe kërcënon nga telefoni vajzën e pronarit të dyqanit, e kap policia.
I dyshuari i shpallur në kërkim, i arrestuar këtë të diel, është S. L., 31 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq i dënuar më parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”.
I riu akuzohet se më 30 gusht, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit V. Q., në fshatin Sheqeras, artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe paketa cigare në vlerën 20.000 lekë, si dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit vajzën e pronarit të dyqanit.
Gjithashtu 31-vjeçari, në momentin që ka qenë i shoqëruar në ambientet e komisariatit Korçë ka tentuar të largohet, por u kap menjëherë dhe u prangos nga policia.
Ndaj tij hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, mbetur në tentativë”.
g.kosovari