Pas njohjes, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Kosova do të hapë ambasadën e saj në Izrael në qytetin e Kudsit, Jerusalem.
Netanyahu u shpreh se “Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë të popullsisë myslimane që hap ambasadën në Kuds. Siç thashë më parë, rrethi i paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe vende të tjera pritet të bashkohen”, ka deklaruar Netanyahu.
Donald Trump i telefonoi Netanyahut gjatë takimit të tij me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe i përgëzoi dy kryeministrat për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Kosovës./ d.b/abcnews.al