Një grup rebel sirian i armatosur me armë të SHBA-ve ga goditur një helikopter rus me një predhë anti- tank, duke e detyruar këtë të fundit që të bëjë një ulje emergjente.
Helikopteri ishte nisur në kërkim të dy pilotëve të avionit SU-24, që u rrëzua këtë të martë nga ana e Turqisë.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, disa zyrtarë të ushtrisë së lirë rebele siriane thanë se luftëtarët e tyre kanë goditur helikopterin pasi ky i fundit po transportonte armatime anti tank për regjimin e Assad-it.
Ndryshe nga avioni rus, i cili ra në territorin nën zotërimin e rebelëve, helikopteri rus nuk ndaloi në zonën Veri- Lindore të Latakias nga dhe ku u godit.