Lionel Messi do të qëndrojë te Barcelona. Argjentinasi me shumë mundësi do të mbetet këtë sezon te katalanasit për t’u larguar me parametra zero në fund të tij. Fox Sport dhe TyC shkruajnë se marrëveshja mes palëve është arritur.
Takimet e babait të Messit, Jorge dhe vëllait Rodrigo, me presidentin Josep Maria Bartomeu dhe menaxherin Javier Bordas. Futbollisti shtatshkurtër do të qëndrojë deri në 2021.
ESPN shkruan se kapiteni do të dalë me deklaratë zyrtare në orën 17:00 dhe do të tregojë të ardhmen e tij. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndrojë te Barcelona.
g.kosovari