Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që nuk do të ketë më Kolegj Civil dhe Penal dhe çështjet do të ndahen tek të gjithë gjyqtarët.
Apeli i Tiranës ishte i ndarë në dy sektorë në civilë dhe penalë për gjykimin e çështjeve por për shkak të fluksit të madh të dosjeve që presin të shqyrtohen, ndërkohë që numri i gjyqtarëve sa vjen dhe ulet për shkak të vettingut, është marrë vendimi për shkrirjen e këtyre sektorëve.
Aktualisht janë vetëm 13 gjyqtarë në Apel, ndërkohë që pritet të ketë largime të tjera.
/e.rr