Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folu së fundmi për rastin e vetëvrasjes së 65-vjeçarit Hasan Mira duke u hedhur nga kati i 4-të i spitalit “Shefqet Ndroqi”, duke u shprehur se ai ka qene i shtruar prej 24 orësh dhe merrte mjekim, gjithashtu dhe konsulta psikiatrike dhe mbi rastin kanë nisur hetimet nga organet përkatëse.
Rakacolli për Report TV sqaroi se të gjithë të infektuarit marrin mjekim edhe për problemet e tjera që paraqesin si problemet mendore, diabeti, zemra dhe kjo behet në konsulta me mjekët specialist për rastet që pacientët paraqesin.
“Pacienti ka qenë prej 24 orësh i shtruar dhe i është ofruar ndihmë për simptomatologjinë dhe ankesat që paraqiste situata e tij. Kanë nisur hetimet, se si ka qenë situata, a ka qenë adekuat mjekimi dhe si ka qenë asistenca, që do të sqarohen në ditët në vijim. Ata marrin mjekimin e tyre, përveç COVID dhe situatën që ata paraqesin, siç marrin mjekim dhe ata për diabetin, apo sëmundjet e zemrës. Marrin mjekim specifik për sëmundjen që kanë. Spitalet komunikojnë me njëri tjetrin dhe janë marrë edhe konsulta psikiatrike”, tha Rakacolli.
/e.rr