Rreth 900 kandidatë të kualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve mes 3648 kandidatëve të propozuar nga anëtarësia, me përjashtim të kupolës drejtuese të PD dhe rrethit të saj, kanë nisur të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Pjesë e rëndësishme e formularit, përpos të tjerave, është edhe deklarimi i pasurisë. Kandidatët duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të akumuluar ndër vite dhe deri në momentin e dorëzimit të formularit. Ish zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka ngritur pyetje lidhur me këtë formular që kandidatët për deputet duhet të plotësojnë. Mëhilli ngre shqetësimin për faktin se kandidatëve u është kërkuar të deklarojnë pasurinë ndërsa pyet se mbi ç bazë e kërkon këtë kjo parti.
“Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi c’ bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë ceretefikatën e “pastërtisë”? Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mjëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë? Kush e sigurin atë që do ruhet provatësia e këtyre të dhënave? Mesa dimë, ai që do të bëhet deputet.
Pasi të zgjidhet I tillë, e deklaron pasurinë në institucionet përkayëse (ILDKP) Në fakt, problemin e kanë më shumë ata që e pranojnë, jo ata që e kërkojnë këtë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për pasurinë…”, shkruan Erla Mhilli në një postim në rrjetet sociale.
Më tej ajo jep një përgjigje të prerë teksa thekson se nuk ka asnjë vlerë të bësh të tilla pyetje.