Ditën e djeshme mori zyrtarisht detyrën Aida Hajnaj duke marrë në dorë BKH. Shefja e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka nisur edhe leëvizjet e para pasi sot është takuar në ambientet e Prokurorisë Speciale me kreun e SPAK Arben Kraja.
Në takimin që ka përfunduar vetëm mesditën e sotme të pranishëm kanë qenë edhe 12 prokurorët e posaçëm të SPAK, si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Mësohet se drejtuesit e dy institucioneve të reja të Drejtësisë kanë rënë dakord për intensifikimin e hetimeve për çështjet më sensitive në vend siç janë tenderat dhe krimi i organizuar.
Pritet që BKH të hapë garën për përzgjedhjen e 60 oficerëve të Policisë Gjyqësore që do të asistojnë prokurorët e SPAK në hetimin e korrupsionit në nivele të larta.
g.kosovari
Kthejuni dosjeve qe nga 91 ,qe te denohen fajtoret qe vrane dhe vodhen pasurite publike te shqiptareve.Kjo eshte klasa me e korruptuar ne historine e shtetit shqiptar .Dhe cdo gje e tmerrshme u be gjoja nen ombrellen e demokracise