Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionet në Lushnjë dhe Kuçovë.
Duke vijuar kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që kryejnë krime mjedisore ky institucion ka gjobitur dy biznese në Lushnjë me nga 2 milionë lekë. Këto dy subjekte nxirrnin inerte pa leje në lumin Seman dhe Shkumbin.
Më pas IKMT në bashkëpunim me komisariatin e policisë Kuçovë ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasin A.H, 45 vjeç pasi dyshohet se ka kryer veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman.
Njoftimi i policisë:
Kuçovë
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditje e atyre personave që kryejnë krime mjedisore.
Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me IKMT proceduan në gjendje të lirë shtetasin A.H, 45 vjeç, banues në lagjen 1 Maji, Kuçovë i cili dyshohet se kryente veprimtari të marrjes së materialit inert pa leje në shtratin e lumit Seman, në fahatin Salcë, Kozare.
IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.
g.kosovari