Në fillim të këtij muaji, pas humbjes poshtëruese 8-2 të Barcelonës ndaj Bayern Munich, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, filluan të dilnin lajmet se Messi e kishte informuar skuadrën katalanase se dëshiron të largohet. Çështja kryesore në çdo largim të mundshëm, sidoqoftë, vjen në formën e kontratës së superstarit argjentinas, e cila kuptohet se ruan një klauzolë, në bazë të cilës mund të ikë falas në fund të çdo sezoni, me kusht që të bëjë njoftimin e duhur të klubit.
Për ta përdorur këtë klauzolë gjatë një sezoni normale, Messi kërkohet ta informojë Barçën për dëshirën e tij në maj. Këtë vit, megjithatë, për shkak të pandemisë, Barcelona beson se ylli i saj duhej ta kishte bërë këtë në qershor. Si rezultat, klubi Blaugrana pohon se klauzola e lirimit të Messit prej 700 milionë eurosh është ende aktive.
Ky qëndrim më pas u mbështet zyrtarisht nga La Liga, gjatë fundjavës, me nënvizimin e klauzolës së lartpërmendur të lirimit. Pra, kjo kaluzolë duket se përfaqëson rrugën e vetme të largimit të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë” nga “Camp Nou”, aktualisht. Barcelona është e vendosur në qëndrimin e saj, ndaj një takim midis babait dhe menaxherit të Messit, Jorge, thuhet se do të zhvillohet më vonë, këtë javë. E mërkura ishte data, që fillimisht u raportua për bisedimet në fjalë, megjithëse disa informacione të tjera saktësojnë se mund të jetë e enjtja.
Pavarësisht nga data, siç u përmend më lart, kohët e fundit kanë dalë në dritë disa njohuri për atë që do të ndodhë gjatë takimit. Sipas korrespodentit të ESPN në Barcelonë, presidenti Josep Maria Bartomeu është i vendosur t’i ofrojë Messit një marrëveshje të re 2-vjeçare gjatë bisedimeve. Sidoqoftë, Jorge do të kërkojë që Messi të lejohet të largohet falas. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në takim, duket sikur Messi beson se koha e tij në “Camp Nou” ka mbaruar. Kapiteni nuk është paraqitur tashmë në testin e skuadrës për Covid-19, gjatë fundjavës, mungoi edhe në e trajnimin e së hënës.
g.kosovari