Detaje të reja kanë dalë në përfundim të takimit në Elbasan të Grupit Parlamentar Socialist.
Mësohet se drejtuesi politik i qarkut Durrës, Vangjush Dako, është larguar nga ky post dhe se qarku në fjalë do të drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu Safet Gjici do të drejtojë qarkun Kukës, ndërsa Ilir Beqaj atë të Shkodrës.
Tirana do të ndahet mes Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit. Sa i përket Asamblesë, PS ka vendosur që ajo të mblidhet në 4 shtator. Ndërkohë që në Lezhë PS do të drejtohet nga Lindita Nikolla.
Grupi parlamentar i PS mbajti një mbledhje sot rreth 90 minuta në Elbasan ku Rama i ka përcaktuar detyrat deputetëve në prag të zgjedhjeve të 2021.
Dejtuesit politikë në të gjitha qarqet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare:
Kukës, Safet Gjici
Shkodër, Ilir Beqaj
Lezhë, Lindita Nikolla
Tiranë, Erjon Veliaj, Elisa Spiropali/ Kryetari Ervini Bushati
Durrës, përkohësisht Edi Rama.
Dibër, Olta Xhaçka
Elbasan, Taulant Balla
Korçë, Niko Peleshi
Fier, Gramoz Ruçi
Vlorë, Damian Gjiknuri
Gjirokastër, Bledi Çuçi.