Burime për mediat raportojnë se kryeministri Edi Rama ka caktuar Ilir Beqajn drejtues politik ne Shkodër.
Shkodra ishte pa drejtues politik që pas ikjes së Valdrin Pjetrit, i cili kishte fshehur një dënim në Itali.
Valdrin Pjetri, ish-kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës është arrestuar në 27 Janar 2003 në shtetin italian për drogë me 27 muaj burg dhe 1500 euro gjobë, ndërsa në 4 shkurt po të këtij viti është dëbuar nga shteti italian, gjë të cilën nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas kandidimit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ky vendim vjen në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, që po zhvillohet në Elbasan.
/a.r