Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimi i cili nisi 21 janar deri në fund të muajit mars, arriti në konkluzionin që IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekondat e para të tërmetit, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e Durrësit.
Auditimi tregoi se IGJEUM punon me 67.6% të stafit të miratuar. Konkretisht në IGJEUM janë 48 punonjës nga 71 që parashikon ligji.
KLSH nënvizon se funksionimi i rregullt i tre rrjeteve sizmike në vendin tonë është i rëndësishëm për parashikimin dhe monitorimin e katastrofave natyrore në kohë reale, duke marrë masa në drejtim të mbrojtjes së jetës së njerëzve dhe reduktimin e dëmeve materiale.
Mosfunksionimi i pajisjes pranë e epiqendrës ngre pikepyetje mbi saktësinë e të dhenave mbi tërmetin e 26 nentorin. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Instituti i Gjeoshkencave, ka investime të ulëta në fushën e teknologjive të informacionit edhe pse monitorimi i aktivitetit sizmik dhe meteorologjik ka rëndësi kombëtare.
Mungon struktura IT dhe ka vetëm një punonjës me profil shkenca kompjuterike, i cili në strukturë është staf akademik pranë Departamentit të Sizmologjisë. Konstatohet se përcjellja e problematikave në Universitetin politektnik të Tiranës, nga ku varet IGJEUM është e reduktuar.
KLSH kërkon mbështetjen me fonde të isntitutit të gjeoshkencave, plotësimin e stafit dhe ngritjen e strukturave të teknologjive të informacionit.
/e.rr