Prej një jave Suedia nuk ka raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Shëndetit Publik të vendit nordik.
Sipas të dhënave të Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik, të përditësuara për herë të fundit të hënën, rasti i fundit me fatalitet u regjistrua në 23 gusht.
Në 24 orët e fundit, në Suedi u regjistruan 43 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 5808.
Suedia është një nga shtetet që u veçua për mënyrën e qasjes ndaj pandemisë, pasi vendosi shumë pak kufizime për jetën e përditshme të qytetarëve dhe jo pak herë u kritikua.
/e.rr