Gjashtë persona janë arrestuar së fundmi në qarkun e Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme.
Në rrugën “Thoma Goxhaj” u konstatua një lokal i përshtatur për përdorim droge. Për këtë rast është arrestuar pronari 33-vjeçar M. T, dhe dhe u proceduan shtetasit D. Sh. dhe B. B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi kokaine.
Një 21-vjeçar me inicialet L. N është vënë në pranga pasi iu gjet një sasi lënde narkotike në makinë, teksa më herët kishte aksidentuar një këmbësor.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. F., 22 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen M. T.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit I. P., 52 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Xhajanko”, i ka thyer xhamin e mjetit dhe i ka vjedhur një shumë parash në mjet shtetases Zh. F.
Nujë tjetër person është arrestuar pasi u kap me kokainë. E. H., 39 vjeç, në plazhin e Golemit, gjatë kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi i shtetasit B. T., 36 vjeç, pasi në vendin e quajtur Qendër Synej, duke drejtuar një motoçikletë pa lejen përkatëse, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale D. Ç., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r