Shkencëtarët paralajmërojnë se hedhja në treg e një vaksine jo efektive ndaj koronavirusit, mund të jetë shumë herë më e dëmshme se sa mungesa e një vaksine të tillë.
Ekspertët e shëndetësisë kanë këshilluar Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të jetë e kujdesshme me aprovimet që jep për krijimin e vaksinave.
“Përdorimi i një vaksine që do të ketë efekt të dobët, mund të përkeqësojë pandeminë e Covid-19, pasi autoritetet apo qytetarët besojnë se janë imunë ndaj sëmundjes”.
Sir Richard Peto, Profesor në Universitetin e Oksfordit, thotë se nxitimi për të hedhur në treg një vaksinë, mund të bëhet shkak që edhe në të ardhmen vaksinat e tjera të jenë me efektshmëri të dobët. Sipas tij, nëse miratohet një vaksinë me efikasitet të ulët, atëherë do të vendoset një standard i ulët edhe për vaksinat e tjera që do të dalin.
“Mendoj se ka një nxitim të madh, nacionalisht por edhe kapitalist, në garë për të qenë të parët kush do të regjistrojë një vaksinë. Në fakt, kjo do ta bëjë edhe më të vështirë vlerësimin e vaksinave të tjera. Ne na duhet një vaksinë që funksionon. Kemi nevojë për prova të forta që vaksina të jetë efikase”, tha ai për ‘The Guardian’.
Sipas ekpertëve, një vaksinë duhet të jetë të paktën 50% e efektshme për t’u aprovuar nga OBSH.
/a.r